E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, KQZ: Zgjedhjet në Gjilan, PDK fitues me 58%

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar zgjedhjet për kryetarin e komunës së Gjilanit përballë kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fatmir Rexhepi. Lajmi është publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë. “Sipas shënimeve, të cilat i kemi marrë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Gjilan, rezultati është si vijon: Partia Demokratike e Kosovës, kandidati Qemajl Mustafa, ka fituar 20 mijë e 71 vota, gjegjësisht 58 për qind të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati Fatmir Rexhepi ka fituar 14 mijë e 506 vota, gjegjësisht 42 për qind të votave”, ka bërë të ditur përmes një komunikimi me mediat, kryetarja e KQZ, Nesrin Lushta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›