E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni zhvillohet ceremonia mortore e Tomizawa-s

Eshte zhvilluar ne Japoni ceremonia mortore e pilotit Shoya Tomizawa qe humbi jeten tragjikisht ne pisten e San Marinos me motorin e tij gjate gares Moto 2.

I lindur ne 10 dhjetor 1990 piloti 20 vjecar garonte per skuadren franceze Cip Technomag. Gjate momentit te aksidentit ai po luftonte me Julian Simon ndersa Alex De Angelis ndodhej pas tij.

Ne nje kthese humbi kontrollin duke u perplasur dhunshem ne asfalt dhe me pas u shtyp edhe nga motori i De Angelis si dhe anglezi Redding. Ngjarja tragjike ndodhi te dielen e dates 5 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›