Haber i mire Shqiperia -3 ne FIFA

Barazimi me Rumanine 1-1 ne Pietra Neamnt dhe fitorja me Luksemburgun 1-0 ne Tirane per eliminatoret e Euro 2012-s e ngjiten 3 vende Shqiperine ne renditjen boterore te FIFA-s per muajin gusht 2010.
Kombetarja e Kuzhese tani ndodhet ne vendin e 67-te me 502 pike duke grumbulluar nje bonus prej 47 pikesh ne raport me muajin korrik vendi i 70-te 455 pike.
Ne renditjen kontinentale kuqezinjte pozicionohen ne vendin e 37-te nga 53 perfaqesuese qe aderojne ne UEFA.
Si ne renditjet boterore ashtu dhe ne ate europiane Shqiperia ndodhet midis Polonise e 66-ta ne FIFA e 36-ta ne UEFA dhe Letonise 68/38.
Vendi i 67-te eshte pozicioni me i mire i Shqiperise per vitin 2010 qe e nisi nga vendi i 97-te ne janar te ketij viti duke fituar gjate tete muajve te pare 30 vende ne renditjen boterore.
Gjate gjashte ndeshjeve te vitit 2010 dy zyrtare dhe kater miqesore Shqiperia nuk ka humbur asnje takim pese fitore nje barazim cka ka ndikuar dhe ne progresin e Kombetares duke qene vetem pese vende larg drejt pozicionit rekord te saj vendi i 62-te i regjistruar ne gusht te vitit 2006.
Renditjet gjate vitit 2010
Gusht 2010 67
Korrik 2010 70
Qershor 2010 71
Maj 2010 79
Prill 2010 80
Mars 2010 83
Shkurt 2010 96
Janar 2010 97
Ndeshjet gjate vitit 2010
Shqiperi-Irlande e Veriut 1-0 M
Mali i Zi-Shqiperi 0-1 M
Shqiperi-Andorre 1-0 M
Shqiperi-Uzbekistan 1-0 M
Rumani-Shqiperi 1-1 Z
Shqiperi-Luksemburg 1-0 Z
KUNDERSHTARET
Franca humbet 6 vende
Nga ekipet kundershtare te Shqiperise ne Euro 2012 Franca humbi 6 vende ne renditje tani e 27-ta 835 pike. Edhe Rumania pas dy barazimeve me Shqiperine dhe Bjellorusine humbi 4 vende 46/631 pike. Bjellorusia ka rritjen me te madhe me 23 vende tani e 55-ta 554 pike duke lene pas Bosnje-Hercegovinen qe nga e saj humbi 2 vende 59/544. Luksemburgu 130 -13 vende.
PODIUMI
Spanja e para ne bote
Spanja kampione e botes dhe Europes kryeson renditjen boterore e ndjekur nga Holanda dhe Gjermania. Brazili ka lene pas Argjentinen. Ja dhe renditja e Top-10 1. Spanja 1824 pike 2. Holanda 1663 3. Gjermania1490 4. Brazili 1480 5. Argjentina 1351 6. Anglia 1191 7. Uruguai 1182 8. Portugalia 1049 9. Egjipti 1034 10. Kili 1004.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 15 Shtator 2010