E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan Real e Celsi startojne garen europiane

Pasi ka kaluar nje fundjave te deshtuar ne kampionat ku u mund 2-0 nga Cezena Milani fillon sot ne mbremje aventuren europiane te Champions League ku perballe do te kete francezet e Auxerre-it.

Trajneri i Milanit Alegri eshte shprehur optimist per kete takim duke kerkuar me cdo kusht te harroje humbjen ne kampionat edhe pse vlereson francezet per paraqitjen qe kane bere ne ndeshjet play-off qe i sollen deri ne fazen e grupeve te kesaj veprimtarie. Milani vjen ne kete ndeshje pas 4 humbjeve radhazi ne transferte por me Nesten dhe Sedorfin te rikthyer pas mungeses ne Cezena. Nderkohe Auxerre ka grumbulluar vetem 4 pike ne 5 ndeshjet e fundit ne kampionat duke treguar nje disnivel edhe ne shifra me kuqezinjte.

Edhe Reali i Mouriho-s do te debutoje ne kete sezon te Champions League mbremjen e sotme ne ndeshjen kunder Ajaksit. Trajneri portugez e ka fituar Champions-in me Porton ne vitin 2004 dhe Interin ne sezonin e shkuar. Reali i Madridit do te kerkoje ne kete sezon te fitoje trofeun pas nje periudhe te gjate ashtu si Ajaksi qe rikthehet ne kete faze te kesaj veprimtarie pas shume kohesh. Madrilenet kane fituar vetem nje here me Ajaksin ne kupat e Europes ne vitin 1967 nderkohe qe skuadra holandeze ka fituar 4 here perballe tyre. Nje tjeter perballje interesante e mbremjes se sotme eshte ajo mes Romes dhe Bajernit te Mynihut.

Italianet jane mundur thelle ne ndeshjen e fundit te kampionatit 5-1 dhe ne kete takim do te kene disa mungesa duke detyruar trajnerin Ranieri te kerkoje edhe ndihmen e fatit. Pavaresisht se Bayern do te paraqitet ne kete ndeshje pa Ribery dhe Robben per Ranierin ata mbeten serish nje skuader shume e forte per tu mundur. Ne grupin F Celsi do te perballet sot me skuadren sllovake te Zilines.

Blute e Londres po kalojne nje periudhe shume te mire te fillim sezonit pasi ne 4 ndeshje ne kampionat kane shenuar 17 gola dhe kane pesuar vetem 1. Celsi ka arritur kater here ne gjysmfeinalen e Champions League dhe ka fituar 6 nga 8 ndeshjet e para te fazes se grupeve per te mos lene pa permendur se ne 7 edicionet e fundit 5 here e ka mbyllur kete faze ne krye te grupit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›