E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA Shqiperia ngjitet me 3 pozicione


Shqiperia u ngjit me 3 pozicione ne renditjen boterore mujore te FIFA-s te publikuar ne faqen zyrtare fifa.com duke u pozicionuar tani ne vendin e 67-te nga vendi i 70-te qe ishte ne klasifikimin paraardhes
Perfaqesuesja e Shqiperise ka grumbulluar 47 pas barazimit 1-1 ndaj Rumanise ne Pietra Neamt dhe fitores 1-0 ndaj Luksemburgut ne Tirane. Tashme Shqiperia ndodhet me 502 pike mes Polonise dhe Letonise. Ne renditjen specifike te UEFA-s Shqiperia ndodhet ne vendin e 37-te midis 53 ekipeve kombetare qe aderojne ne konfederaten kontinentale duke mos fituar asnje pozicion ne renditje.

Rezultatin me te mire ne renditjen e FIFA-s Shqiperia e ka arritur ne gusht te vitit 2006 kur pozicionohej e 62-ta ndersa rezultatin me te ulet ne gusht te 1997 kur u rendit ne vendin e 124-t. Persa u perket kundershtareve te Kombetares shqiptare ne grupin D per eliminatoret e Kampionatit Europian Franca ka rene mjaft pas paraqitjes zhgenjyese ndaj Bjellorusise megjithese me pas fitoi 2-0 ne Bosnje. Franca ka zbritur 6 vende nga renditja e kaluar tani eshte e 27-ta ne FIFA dhe e 17-ta ne UEFA.

Rumania qe barazoi me Shqiperine 1-1 dhe Bjellorusine 0-0 ndodhet ne vendin e 46-te duke zbritur plot 4 pozicione ne FIFA dhe eshte po e 27-ta ne UEFA. Bosnja gjendet ne vendin e 59-te duke zbritur 2 pozicione ne renditjen e FIFA-s dhe eshte e 32-ta ne UEFA.

Bjellorusia ka bere ngjitjen me te larte ne grupin D duke fituar plot 23 pozicione dhe gjendet ne vendin e 55-te ne FIFA ndersa eshte e 31-ta ne UEFA duke u gjendur keshtu perpara Shqiperise. Ndersa Luksemburgu gjendet ne vendin e 130-te duke humbur 13 pozicione ne renditjen e FIFA-s dhe eshte i 48-ti ne UEFA. Nderkohe ne krye te renditjes boterore eshte perfaqesuesja e Spanjes pas fitimit ne Kupen e Botes Afrika e Jugut 2010 ne vend te dyte eshte Holanda dhe ne vend te trete Gjermania.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›