Japonia dërgon anije te ishujt e diskutueshëm me Kinën

Politikanët kanë në plan të përkujtojnë japonezët e vdekur në Luftën e Dytë Botërore, kur Japonia pushtoi lindjen e Kinës.
Por qeveria japoneze nga ana tjetër u ka mohuar atyre lejen për të zbarkuar në ishuj, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare në raportimet e tyre online.
Ditën e premte, Japonia dëboi shumë aktivistë kinezë që kishin zbarkuar atje gjatë javës dhe që sot u pritën si heronj kur mbërritën në Hong Kong.
Ishujt, të cilët pretendohen gjithashtu nga Tajvani, kanë rëndësi strategjike për rrugët e lundrimit, duke ofruar zona të pasura me peshk, si dhe të tjera të pasura me naftë.
Tensionet në Azi janë rritur që nga përkujtimi të mërkurën i kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, kur Kina dhe Koreja e Jugut protestuan të dyja kundër një vizite në një anije luftarake të Tokios nga dy anëtarë të kabinetit japonez.