E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dënon deklaratën e Ahmadinexhad kundër Izraelit

Kryeministri Sali Berisha dënon deklaratën e fundit të Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, kundër popullit hebre të Izraelit.

Kreu i qeverisë shqiptare e cilëson deklaratën e presidentit iranian naziste dhe paranojake, raporton noa.al.

Sipas kryeministrit Berisha, me këto qëndrime, Ahmadinexhad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real madhor dhe në rritje, për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.

“Me deklaratën e tij të fundit, se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmadinexhad dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre. Deklaratat naziste e paranojake të Ahmadinexhad, janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet, të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”, është shprehur kryeministri Berisha.

Presidenti i Iranit, Ahmadinexhad deklaroi sot se nuk do të ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin dhe se ekzistenca e Izraelit është një fyerje për tërë njerëzimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›