E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi: Kasparovi e refuzon akuzën se e ka “rrahur” policin

Kritiku i Kremlinit dhe ish kampioni botëror në shah, Gari Kasparov, sot i ka hedhur poshtë akuzat se e ka rrahur një polic në Moskë, derisa ishin arrestuar ai dhe afro 100 vetë, me rastin e protestës kundër vendimit të një gjykate për dënimin me dy vjet burg të tri pjesëtareve të grupit Pussy Riot.

Kasparovi ka pretenduar se ai ishte rrahur nga policia.

Avokati i tij, Nikollaj Polozov, tha se situta lidhur me akuzën ndaj Kasparovit është serioze.

"Policia pretendon se Kasparovi i ka rrahur ata. Teoretikisht, kjo mund të interpretohet si një sulm kundër autoritetit publik, sipas nenit 318 të Kodit Penal. Ky është një skenar i përhapur gjërësisht në të cilin policia e rrah dikë e pastaj e përgatit rastin kundër atij personi nën nenin 318, duke e akuzuar atë se policisë i ka shkaktuar lëndim fizik. Nuk besoj se ky mashtrim do të ketë sukses në rastin e Gari Kasparovit, megjithqë situata është serioze”, tha avokati Polozov.

Të gjithë të arrestuarit ditën e premte janë liruar, përveç një gruaje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›