E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia do të blejë detyrimet e shtetit kinez

TOKIO- Japonia njoftoi sot se do të blinte detyrimet e shtetit kinez për herë të parë, në kuadër të riforcimit të shkëmbimeve financiare mes dy fuqive aziatike.
''Ne kemi marrë miratimin nga autoritetet kineze për blerjen e detyrimeve të shtetit me një vlerë prej 10,3 miliardë dollarësh, theksoi ministri japonez i Financave, Jun Azumi, në një konferencë shtypi.

Kjo blerje u realizua në kuadër të një sërë marrëveshjesh financiare të arritura mes Tokios dhe Pekinit në fund të muajit dhjetor 2011, gjatë një samiti mes kryeministrit japonez, Yoshihiko Noda dhe ai kinez Wen Jiabao.

Pas këtij takimi, autoritetet japoneze kërkuan zyrtarisht lejimin e blerjes së detyrimeve të qeverisë kineze në Pekin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›