Japonia do të ndërtojë një kryeqytet të dytë
Tokyo - Kryeqyteti i Japonisë me 13 milionë banorë, mund të ndërtojë cdo gjë, edhe një Tokyo të dytë, një kryeqytet rezervë i pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme. Japonia, siç tregojnë planet e qeverisë, po punon për një backup të kryeqytetit, prej ku në rast tërmeti a ndonjë katastrofe, Japonia mund të vazhdojë të qeveriset. Sipas planeve qyteti do të jetë në gjendje të mbajë 50 mijë banorë dhe 200 mijë punëtorë, plus parqe, zyra, restorante, spitale dhe casino. Kryeqyteti rezervë do të ndërtohet rreth 500 kilometra në perëndim të Tokyo-s.
Ajo çka duket si fantashkencë, është një ide mëse serioze e projektuesve dhe shumë politikanëve. Hajime Ishii, pjesëtar i partisë demokratike japoneze, aktualisht në qeveri, shpjegon: “Ideja është që të kemi një backup, një bateri rezervë, falë të cilës të sigurohen të gjitha funksionet e kombit”. Gjysëm viti pas katastrofës në rajonin Tohoku, Japonia është ende një vend në emergjencë. “Katastrofa e 11 marsit që i kushtoi jetën 16 mijë personave, nuk mund të përsëritet më”, ka thënë kryeministri Yoshihiko Noda. Prandaj dhe një pjesë e mirë e polotikanëve japonezë e shikojnë me vend propozimin e një aglomerati urban me karakteristika të ngjashme me Tokyo-n.
(a.s/BalkanWeb)