E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekretet, deputetët e PD, letër Topit: Respekto Kushtetutën – për herë të parë në historinë e Presidencës dekreti mori vetëm 1 votë

05-11-2011 / Gazeta 55

Deputetët e Partisë Demokratike i kanë dërguar sot një letër kreut të shtetit Bamir Topi, në të cilën komentojnë dekretet e fundit të Presidentit dhe votimin e tyre në Kuvend.
Në letër theksohet se “dekretet e Presidentit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kushtetutës”, duke ju referuar kandidaturës së Sali Shehut për postin e KLSH-së. Ndërkohë që deputetët, i kujtojnë ish-kolegut të tyre tashmë President se është hera e parë në historinë e Presidencës që një dekret merr vetëm 1 votë. “Për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, që nga viti ’91, një dekret në Kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë. Ky ishte votimi për kandidatin për kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit, të dekretuar nga Presidenti i Republikës”. Shkak për këtë sipas tyre ishte fakti se ky propozim “ishte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›