Reali luan në drekë, mungon Kaka, por kthehet Shahin
TIRANE-Reali i Madridit do të luajë në një orar të pazakontë dhe pa Rikardo Kaka sot ndaj Osasunës. Në orën 12.00, madrilenët do të zbresin në fushë në “Santiago Bernabeu”, në një sfidë aspak të lehtë edhe pse yjet në dispozicion të Murinjos mund të bëjnë diferencën. Murinjo këtë javë ka ndryshuar edhe oraret e lojtarëve, duke e llogaritur mëngjesin e drekën në orën 9 dhe stërvitjet në orarin e ndeshjes. “Ndryshojnë zakonet, pasi nuk e kupton nëse po ha mëngjes apo drekë, por jo thelbi. Fjalët e mia para një ndeshjeje janë gjithnjë ato”, tha Murinjo. Për sfidën e sotme mungon Kaka, por jo Nuri Shahin, që është grumbulluar për herë të parë. Ndërkohë, Murinjo foli edhe për merkaton e janarit. “Nuk do blejmë askënd”, tha ai.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)