E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalimi i Ramës në Kongres, “pamflet bajat dhe i mbushur me urrejtje”

05-11-2011 / Gazeta 55

Ndërkohë që pritet me shumë interes fjalimi i anëtarit të kryesisë Arben Malaj, Rama i mbylli dyert të gjithë zërave ndryshe në PS, teksa ka selektuar me gishtin e tij edhe fjalimin e delegatëve në Kongres. Kjo do të thotë se s’do merret parasysh kërkesa e një grupi deputetësh për riparë edhe një herë ndryshimet në programin politik, i cili është kritikuar si jo realist dhe i rremë

UPDATE- Partia Socialiste ka thërritur sot Kongresin në përpjekje për të sjellë dicka ndryshe në politikën shqiptare. Por edhe kjo tendencë thërrmohet që në momentin e parë, si pasojë e manipulimit në zgjedhjen e delegatëve, çka nënkupton komandimin e diskutimeve dhe vendimmarrjen e diktuar si në miratimin e ndryshmeve statutore ashtu dhe ato programore. Jo më kot fjalimi i Edi Ramës ishte kryekëput përsëritja e retorikës së konfliktit dhe kërcimit, e cila shoqërohej me urrejtje të frikshme për kundërshtarët politik. Por, jo vetëm me kundërshtarët politik. Rama shprehu forma të ndryshme kërcënimi, deri në përjashtim nga radhët e PS, të gjithë ata që shkojnë kundër vijës së Partisë, apo mendojnë ndryshe nga Kryetari. I cuditshëm ishte edhe etiketimi si të paaftë ndaj atyre që Rama i quajti “përgjegjës të humbjeve elektorale në rrethe”, por nga ana tjetër për humbjen e Tiranës “s’ka asnjë përgjegjës”.   
Megjithatë, nga ky Kongres, i selektuar nga dora e Ramës dhe i komanduar që nga selia rozë, nuk priten surpriza, pasi konkteksti i surprizës “vdes” që në momentin kur janë përzgjedhur edhe delegatët që do të mbajën fjalime gjatë punimeve të Kongresit. Që do të thotë se s’do ketë vend për shprehjen e “Mendimit Ndryshe”, apo krijimin e një ekspozeje politike për “Modernizimin e PS”. S’do ketë vend as për kërkesën e një grupi deputetësh socialistë për rishikimin e ndryshimeve në statut dhe ato në programin politik të PS. 
Ndërkaq, me shumë interes pritet edhe fjalimi i deputetit të “Mendimit Ndryshe”, Arben Malaj, i cili do të prezantojë edhe platformën e tij për “Modernizimin e Partisë Socialiste”, të cilën për gjatë 3 muajve e ka prezantuar në bazën socialiste.
Pas kësaj pjesë të diskutimit pritet të nis dhe votimi i delegatëve për të gjitha çështjet.

Kodheli beson gënjeshtrën e Ramës: Do hapim 300 mijë vende pune

Në fjalën e saj gjatë punimeve të Kongresit të PS, deputetja e PS-së Mini Kodheli ka bërë një prezantim të pikave kryesore të këtij programi duke e cilësuar si zgjidhjen e vetme për zhvillimin e vendit. “Programi i PS-së është zgjidhja kundër varfërisë dhe keqeverisjes. Ne do heqim taksën e TVSH-së për prodhimet bujqësore, për ilaçet. Ne do të heqim taksën e sheshtë, nuk mund të taksohen të gjithë njësoj, do ulim taksat për 95% të shqiptarëve, por dhe 5% do të jetojnë më mirë, me vendosjen e taksës progresive. Gjysma e të rinjve dhe grave janë pa punë, është e papranueshme , ne do të krijojmë 75 000 vende pune në mandatin e parë qeverisës, 300000 vende pune në 4 vjet, ky është angazhimi jonë solem. Programi është liri e garantuar për çdo sipërmarrje, luftim në masë i monopoleve. Ne do të zgjidhim përfundimisht çeshtjen e pronës, ne kemi vision të qartë për zhvillimin e vendit” - tha Kodheli. Pas prezantimit të programit, që do të vazhdojë dhe me 3 deputetë të tjerë, pritet të marrë fjalënkryetari i PS-së, Edi Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›