E Diel, 1 Nëntor 2026

NBC: Vrasja e shkencëtarit në Iran u krye me ndihmë izraelite

Sulmi i djeshëm ndaj një shkencëtari atomik iranian, është kryer nga organizata Muxhahedin Khalq, me mbështetjen e Mosadit izraelit. Kështu bën me dije rrjeti i njohur televiziv amerikan, NBC, duke cituar zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara e kanë konfirmuar për rrjetin NBC se grupi, që cilësohet si organizatë terroriste nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara, ishte e përfshirë në vrasjet e shkencëtarëve bërthamorë iranianë.

Sipas zyrtarëve që folën për rrjetin NBC, administrata Obama është e vetëdijshme për fushatën e vrasjeve, por nuk ka përfshirje direkte.

Deri më tani katër shkencëtarë iranianë janë vrarë në sulmet, që kanë filluar në vitin 2007.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›