E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati holandez PSV Eindhoven vijon kryesimin

PSV Eindhoven vazhdon të dominojë kampionatin holandez, pasi ka regjistruar një tjetër fitore, këtë herë shumë të vështirë kundër formacionit të Willem Tilburg. Gjithsesi, kryesuesit e tabelës së renditjes kanë marrë maksimumin falë triumfit 2-1 në fushën e tyre në një sfidë me të vërtetë dramatike.

Willem Tilburg do të surprizonte vendasit në minutën e 17-të, pasi do të kalonte në avantazh me golin e Bart Biemans. Me epërsinë minimale formacioni mik do të mbyllte 45 minutat e para, ndërsa me rikthimin në fushë sulmuesi suedez Toivonen do të barazonte rezultatin për PSV Eindhovën. Minutat e mbetura do të sillnin tjetër skenar në fushën e lojës, pasi Willem do të mbetej me nëntë lojtar.

Në fillim Denis Halilovic dhe më pas Veli Lampi do të linin ndeshjen me karton të kuq. Megjithë epërsinë numerike, PSV Eindoven do të shënonte golin e fitores vetëm në kohën shtesë, duke regjistruar një tjetër sukses që e mban atë në krye të kampionatit holandez. Pas javës së 21-të, PSV mban vendin e parë në renditje me katër pikë më shumë se ndjektësit më të afërt të Twente.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›