Avokati i Berishës
Cilat ishin krimet e Theodhori Sollakut që ai të shkarkohej nga deputetët e PD-së në fund të vitit 2007? Të shumta, thotë PD-ja, e cila bëri dy herë raporte për ta hequr “qafe”. Sepse, sipas demokratëve të Doktorit: “Koha që Theodhori Sollaku ka qenë në krye të këtij institucioni, për fat të keq, ka shërbyer për inkurajimin e grupeve dhe kontigjenteve kriminale, si dhe zyrtarëve të korruptuar... ka dekurajuar jo pak të gjitha organet dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri...ka dekurajuar policët kur vrasësit që arrestojnë ata, i nxjerr nga burgu Prokurori... ka hedhur poshtë dhjetëra dhe qindra mandate ndërkombëtare... u ka dhënë mundësi shumë vrasësve dhe banditëve të rrezikshëm të bëhen një kërcënim serioz për qytetarët shqiptarë...”. Këto ishin akuzat kryesore ndaj Kryeprokurorit vjet për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurorin e Përgjithshëm e hoqën dhe bashkë me të ikën edhe bashkëpunëtorët e tij, për të cilët Doktori kishte të njëjtën konsideratë. Dhe ata mbetën mes katër rrugëve, dhe secili u përpoq të gjente ndonjë punë për të mbajtur familjen me bukë.
Njëri, të cilit “Spiuni” nuk po ia përmend emrin, sepse kështu iu lut, aplikoi për avokat, por lejet i jepka Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Dikush ndërhyri shumë lart, deri te kryeministri Sali Berisha, që ministri t’i jepte licencën.