E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia i kerkon Kines demshperblim

Japonia do ti kerkoje Kines qe te paguaje per demet e shkaktuara ndaj dy anijeve te marines ushtarake nga anija kineze e peshkimit ne ujerat e diskutueshme territoriale.

Do te kerkojme qe varkat te rikthehen ne gjendjen e tyre fillestare ka deklaruar zedhenesi i qeverise japoneze Yoshito Sengoku.

Perplasja e ndodhur me heret gjate muajit coi ne krizen me te rende diplomatike mes dy vendeve fqinje.

Peshkatari kinez qe drejtonte varken u ndalua nga forcat japoneze per dy jave per tu liruar me pas diten e premte.

Sengoku ka shtuar se tani i takon Kines qe te vendose nese deshiron te permiresoje ose jo marredheniet dypaleshe. Ne kete pike topi eshte ne fushen e Kines ka deklaruar zedhenesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›