E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia i ofron ndihmë Pakistanit kundër terrorizmit

Tokio - Japonia pritet t’i ofrojë një ndihmë prej 1 miliardë dollarësh Pakistanit për luftën kundër terrorizmit. Kryeministri japonez, Taro Aso, pritet t’ia paraqesë ndihmën homologut të tij pakistanez në Konferencën Ndërkombëtare që do të zhvillohet nesër në Tokio.

Në të do të marrin pjesë përfaqësuesit e 27 vendeve dhe 16 organizatave. Qëllimi i saj është për të mbledhur fonde për Pakistanin, një vend strategjik për luftën kundër terrorizmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›