Shinauatra: T’i jepet fund krizës në Tajlandë
Dubai - Taksin Shinauatra, ish-kryeministri tajlandez në mërgim, i kërkon monarkut të vendit të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës. Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje mbështetësve të tij të vetëpërmbahen nga aktet e dhunshme.
Gjatë një interviste për “Reuters”, ish-kryeministri deklaroi gjithashtu se nuk zotëronte burimet e duhura për financimin e një rikthimi në politikë. Shinauatra do të rikthehej në Tajlandë nëse vendi dhe populli i tij do të kishte me të vërtetë nevojë për të. Ai shprehu dëshirën e tij për të qenë pjesë e zgjidhjes së krizës që ka përfshirë Tajlandën.