Vela huazohet në West Bromwich

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 18:25
West Bromwich ka transferuar sulmuesin e Arsenalit, Carlos Vela në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit. 21 vjeçari iu bashkua skuadrës nga pozita e 16-të në Premierligë, dy pikë mbi zonën e rrezikuar në luftë për mbijetesë. “Ai është opsion i ri sulmues për ne dhe mund të luajë në qendër ose në krah”, tha menaxheri i West Bromwich, Roberto di Matteo. Pas transferimit në Arsenal tri vite më parë, Vela bëri 62 paraqitje, përfshirë 19 si titullar, dhe shënoi 11 gola.