E Diel, 1 Nëntor 2026

Trichet paralajmëron për “dekadën e humbur”

Washington, 30 gusht – Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, ka paralajmëruar se qeveritë rrezikojnë të përballen me “dekadën e humbur” për shkak të rritjes së dobët ekonomike.

Ai theksoi se kjo mund të ndodh nëse vonohet me reduktimin e borxhit publik, të nxitur nga kriza financiare, siç ishte rasti në Japoni gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, transmetojnë agjencitë.

“Leksioni që kemi marrë nga e kaluara është zgjidhja e zhbalancimeve të mbledhura nuk është detyrë për t’u plotësuar, por parakusht i rëndësishëm për ruajtjen e rimëkëmbjes afatgjatë”, tha Trichet.

Trichet ka bërë thirrje për zbatimin e menjëhershëm të masave të fuqishme fiskale, tre muaj pas përpjekjeve për mbrojtjen e eurozonës nga përhapja e krizës së borxheve.

Borxhi i eurozonës do të rritet për 20 % krahasuar me vitin 2007, ndërsa në SHBA e Japoni për 45 %, ka parashikuar Trichet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›