Japonia përfshihet nga reshjet e dëborës

Sikur të mos mjaftonte situata e vështirë e krijuar pas tërmetit dhe cunamit të së premtes së kaluar në Japoni, banorët e zonave më të goditura, po përballen tani edhe me uljen e konsiderueshme të temperaturave dhe reshjet e dëborës. Reshje masive janë regjisturar në disa lokalitete.
Në prefekturat e prekura më tepër Ivare, Mijagi dhe Fukushima temperaturat raportohet se po arrijnë në pikën e ngrirjes. Kështu situata bëhet edhe më e rëndë për banorët dhe ekipet e shpëtimit, të cilët vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, ushqimeve dhe lëndëve djegëse, si dhe nga ndërprerje të energjisë dhe sistemit të telekomunikacionit. Rreth 500 mijë njerëz janë rehabilituar në vend- strehime emergjence.