E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia prezanton raketen low-cost

Japonia lëshoi në hapësirë të parën e një gjenerate të re raketash, me shpresën se forma e tyre dhe përmasat dy herë më të vogla se ekzistuesja “H2A” do t`i bëjnë misionet kozmike më të përballueshme financiarisht.

Perveç faktit qe eshte me e vogel se brezi i meparshem i mjeteve hapesinore, raketa “Epsilon” perdor inteligjence artificiale per kryerjen e kontrolleve te sigurise. Sipas zyrtareve vendas, kostoja e prodhimit te saj eshte 37 milione dollare, dy here me pak se e raketave paraardhese. Leshimi i “Epsilon”-it u be ne jug-perendim te Japonise, ne pranine e nje turme te madhe njerezish, ndersa eventi mund te ndiqej drejtperdrejte edhe ne internet. Raketa transportonte nje teleskop, te cilin Agjensia Japoneze e Hapesires “Jaxa” e pershkruan si si te parin qe mund te vezhgoje planetet si Aferdita, Marsi dhe Jupiteri nga orbita e tij e Tokes. ”Jaxa” njofton se teleskopi “Sprint-A” u leshua me sukses ne lartesine 1.000 kilometra. Paraardhesi i “Epsilon”-it, M-5 u terhoq ne 2006-ten per shkak te shpenzimeve marramendese. Edhe vete leshimi i raketes se re ishte me i lire sesa ai i “M-5”-ses, per te cilen u nevojiten 150 persona ne platforme, ndersa “Epsilon”-it nuk i duheshin me shume se 8. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›