Poloni dhjetera mijera kunder qeverise

Me dhjetëra mijëra polakë do të ritkthehen për të pestën ditë në rrugëne Varshavës, për të protestuar kundër disa ndryshimeve të propozuara në ligjin e punës.
Që prej së fillimit të javës, protestat janë bërë gjithmonë e më të numërta dhe janë përhapur në qytetet e tjera të vendit, ku sindikatat dhe qytetarë të thjeshtë kërkojnë një pagë minimale më të lartë, më shumë siguri për vendin e punës dhe zhvlerësimin e ligjit që rrit moshën e daljes në pension në 67 vjeç. Shumë prej manifestuesve mbanin parrulla në të cilat kërkohej dorëheqja e kryeministrit Donald Tusk. Manifestimet janë më të mëdhatë në një dekadë, edhe sepse të majtë e të djathtë janë bashkuar kundër ligjit të shumëpërforlur. “Jemi duke u shndërruar në skllevër në vendin tonë”, deklaroi Marek Duda, lideri i “Solidarnosc”, një forcë politike e qendrës së djathtë. Ndonëse Polonia është i vetmi vend i BE-së që ka shmangur recesionin në vitet e fundit, ekonomia është ngadalësuar thuajse në nivelet e stanjacionit dhe sipas qeverisë, reforma thelbësore janë bërë të domosdoshme për të rikthyer një rritje të qëndrueshme. / Top Channel