E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia, reduktim të naftës nga Irani

Japonia do të ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar vartësinë e saj të naftës nga Irani, ka njoftuar minishtri i Financave, Jun Azumi.

Komentet e Azumit erdhën pas një takimi me sekretarin amerikan të Thesarit, Timothy Geithner në Tokio.

Geithner po kërkon mbështetje nga Kina dhe Japonia për sanksione më të rrepta për të aplikuar ndaj industrisë iraniane të naftës, në mënyrë që të frenojë ambicjet bërthamore të Teheranit.

Japonia është klienti i dytë më i madh i naftës iraniane dhe u ka bërë tashmë thirrje vendeve të Gjirit Arab që të rrisin eksportet e tyre për të mbushur ketë mungesë.

Furnizimet nevojiten jashtëzakonisht pasi Japonia po përdor gjithnjë e më shumë energjinë termale për të gjeneruar elektricitet, për shkak të krizës bërthamore në Fukushima. Nga ana tjetër, zoti Geithner mirëpriti përgjigjen e Japonisë.

Organziata e Kombeve të Bashkuara konfirmoi disa ditë më parë se Irani ka nisur procesin e pasurimit të uraniumit në një qendër të fortifikuar rëndë pranë qytetit të shenjtë të Komit.

Shtetet e Bashkuara reaguan duke deklaruar se pasurimi i uraniumit nga Irani përbën një “përshkallëzim të mëtejshëm” të shkeljeve të vazhdueshme të rezolutave të OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›