E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreja e Veriut, trupi i Kim Jong il do vendoset në një pallat-muze

Autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se trupi i liderit Kim Jong il do të vendoset në mënyrë të përhershme në një pallat në kryeqytetin e Penianit.

Trupi i tij do të vendoset në Pallatin Përkujtimor Kumsusan, përkrah trupit të babait të tij, Kim Il sung, kanë bërë të ditur autoritetet.

Gjithashtu, ka plane për ndërtimin e dy kullave përkujtimore në nder të tij dhe ditëlindja e tij më 16 shkurt do të shënohet si “Dita e Yllit që Ndrit”.

“Ylli që Ndrit” mendohet të jetë një referencë për raketat e ndërtuara nga Koreja e Veriut në bazë të politikës së Kim Jong il për të financuar ushtrinë.

Kim Jong il vdiq nga një atak në zemër më 17 dhjetor në moshën 69-vjeçare. Trupi i tij u vendos në pallatin zyrtar përpara funeralit të tij më 28 dhjetor.

Pas vdekjes së tij, pushteti komunist i vendit me fuqi të varfër bërthamore i ka kaluar të birit Kim Jong un, që është rreth 20 vjeç dhe nuk ka fare eksperiencë në fushën e politikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›