Japonia redukton importin e naftes nga irani
Japonia do të ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar varësinë nga nafta e Iranit, ka bërë të ditur ministri japonez i fFinancave.
Komentet nga Jun Azumu erdhën pas takimit me sekretarin e Thesarit, Timoti Geitneri në Tokio.
Ky i fundit po kërkon mbështetje nga Kina dhe Japonia për sanksione më të ashpra nga industritë e naftës në Iran, një lëvizje kjo për të ngushtuar dhe ambiciet nukleare të Teheranit. Të mërkurën, ai e ngriti çështjen me liderët kinezë në Pekin, por nuk mundi të marrë mbështetjen e tyre.
“Në 5 vitet e fundit, ne kemi reduktuar naftën e importuar nga Irani. Ne shpresojmë të konkretizojmë hapat për të vazhduar në reduktimin e importimit, i cili tani qëndron tek 10%”, tha Azumi në një konferencë të përbashket për shtyp me zotin Geitner.
Nga ana e tij Geitner mirëpriti përgjigjen e Japonisë.
“Ne po punojmë shumë ngushtë me Europën, Japoninë dhe aleatët anembanë botës për të rritur edhe më shumë presionin ndaj Iranit”.
Japonia është konsumatori i dytë më i madh i naftës iraniane dhe tashmë po i kërkon vendeve te Gjirit te rritur ekportet e tyre. Vizita e geitner ne azine lindore vjen mes tensioneve ndërkombëtarëve pas mbikqyrjes bërthamore të OKB, e cila ka thënë se Irani ka nisur pasurimin e uraniumit, në një shkallë më të lartë se sa është e nevojshme për prodhimin e energjisë.
SHBA ka akuzuar Iranin për "mospërfillje të hapur për përgjegjësitë e saj"