Urdher arresti per kreun e OMONIA-s
Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për kreun e OMONIA-s, Naum Disha, i cili u dënua dy ditë më parë nga Gjykata e Apelit me një vit burg për dhunimin e varreve të fshatit Boboshticë. Më herët Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e saj ndaj Dishës dhe dy të pandehurve të tjerë, vendim i cili i ka kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë dhe më pas Prokurorisë së rrethit Korçë për ekzekutim. Urdhri i arrestit u ka mbërritur forcave të Policisë së Korçës, të cilët fillimisht i janë drejtuar banesës, por Disha nuk ndodhej aty. Policia ka marrë në pyetje të afërmit e tij. Ndërsa nga Policia e Kufirit thuhet se i kërkuari nuk ka kaluar në drejtim të Kapshticës.