Moska thotë se s’ka epokë post-Assad

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mohuar lajmet se ka diskutuar për situatën post-Assad në Siri, me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera Perëndimore.
Një lajm i tillë ishte bërë publik mëngjesin e së premtes nga ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius.
Regjimi sirian mbështetet nga Rusia, Irani dhe lëvizja libaneze, Hezbollah. Megjithatë, Assad po krijon gradualisht boshllëqe që favorizojnë infiltrimin e Al Qaedës.
Ndërkohë, organizata që mbron të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka bërë publik një zbulim rrëqethës: Ushtarakë e militantë sirianë po dhunojnë fëmijë, gra dhe burra gjatë konfliktit.
Organizata bazohet tek disa dëshmitarë, të cilët i kanë treguar asaj se kanë pësuar dhunë seksuale si nga ushtarët e regjimit, ashtu edhe nga njësitë kryengritëse.