E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia tronditet sërish nga tërmeti prej 5.8 ballësh

Japonia është tronditur sërish nga tërmeti me magnitutë 5.8 i cili është regjistruar në afërsi të kryeqytetit, Tokio.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cila raportojnë se nuk ka pasur dëme nga tronditjet, të cilat kanë qenë më të ulëta sesa ato të ditëve të fundit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në prefekturën Ibaraki, në veri të Tokios.

Ndërkohë që lajme pozitive vijnë nga “beteja” me centralin bërthamor në Fukushima. Sipas burimeve zyrtare është arritur ftohja e reaktorit numër 3 në këtë vend dhe shpresohet për një funksionim të sistemi të ftohjes për reaktorët e tjerë. Por situata ndryshon shumë shpejt dhe ekspertët ndërkombëtarë shprehen të rezervuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›