E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet për naftën “virgin” shtrihen edhe në Kosovë

Skandali në Shqipëri rreth naftës “virgin”, që çoi në arrestimin e disa biznesmenëve dhe zyrtarëve institucionalë, ka nxitur autoritetet doganore kosovare të nisin procesin e mbledhjes së informacioneve për të kuptuar nëse ky fenomen është shtrirë edhe në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës. Mediat raportojnë se hetuesit do të kërkojnë informacione nga Doganat e Kosovës për hetimet që po zhvillohen. Stavileci u shpreh për mediat kosovare se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë nga shteti shqiptar.
 

“Doganat e Kosovës nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare për të asistuar apo ofruar informacione, të cilat mund të ndihmonin në hetimin e tyre”, ka thënë zëdhënësi i Doganave. Ndërkohë Ramadan Buzhala, drejtor i Zyrës së licencimit në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, ka thënë se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë informacion nëse është transportuar naftë e këtij lloji në Kosovë. Ai thotë se laboratori për kontrollin e naftës në pikat kufitare dhe Doganat janë përgjegjëse për naftën që hyn në Kosovë dhe për cilësinë e saj.

“Virgin” është një nënprodukt nafte, që del nga sasia bruto e prodhimit, me synim për t`u përpunuar e tu bërë benzinë. Çmimi i lirë i saj e bën naftën “virgin” shumë të dëshiruar nga abuzuesit”, tergojnë ekspertët shqiptarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›