E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Nuk është vonë për intervenimin në Libi

Shefi i NATO-s tha se ai nuk mendon se është vonë për intervenimin në Libi, por shtoi se varet nga Kombet e Bashkuara.

"Koha po kalon shumë shpejtë, por nuk mendoj se është tepër vonë", tha sekretari i përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen në Varshavë.

Rasmusen shtoi se shumë gjëra do të varen nga vendimi i Këshillit të Sigurimit për vendosjen e zonës së ndalim fluturimeve mbi Libi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›