Jarinje KFOR zgjeron zonen e sigurise

Trupat e KFOR-it në Kosovë kanë zgjeruar zonën e sigurisë në pikën kufitare të Jarinjes, ku dhe kanë hequr një barrikadë të vendosur nga banorët serbë.
Sipas mediave kosovare, ushtarët e KFOR-it nuk kanë lejuar që të afrohen përfaqësuesit e UNMIK-ut, të cilët do t’u transmetonin qëndrimet e qytetarëve.
Burimet shtojnë se pika kufitare numër 1 mbetet e mbyllur dhe e rrethuar me tela me gjemba në një sipërfaqe prej rreth 500 metrash.
Në kuadër të operacioneve për vendosjen e sigurisë në veri, trupat e KFOR kontrolluan për herë të parë pasditen e së enjtes trenin Veriu i KosovësRrëzohet kërkesa e VV për VeriunDASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri Incidenti në Qeshmellug me udhëtarë të aksit Kralevë-Zvecan.
Mediat kosovare njoftuan se treni u ndalua para tunelit të vendkalimit kufitar të Jarinjes dhe u kontrolluan të gjithë udhëtarët e tij, pa asnjë përjashtim.
Ndërsa ditën e martë, në mbrëmje, ushtarët ndërkombëtarë u përfshin në një incident me disa serbë, të cilët hapën zjarr ndaj disa shqiptarëve në Lagjen e Boshnjakëve, në vendin e quajtur Qeshmellug.
Ndaj të shtënave trupat e KFOR reaguan me plumba gome, të cilët lënduan agresorët serbë. Ngjarja shkaktoi shumë reagime, si nga pala serbe, nga SHBA, BE, NATO, etj.
Edhe Ministria e Jashtme ruse doli me qëndrimin e saj, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e serbëve të Kosovës, si dhe mbështetjen ndaj Serbisë.
Situata e tensionuar në veri të Kosovës po zgjatet tej mase, aq sa ministri i Brendshëm kosovar Bajram Rexhepi e cilësoi atë si “të padurueshme”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Londër, kartë për të zhdukurit në Kosovë
Karta e të Zhdukurit, e publikuara nga Akademia Britanike imponon tre obligime krysore për qeveritë, garantimin që cdo viktimë e konflikiteve të armatosura të regjistrohet menjëherë, të identifikohen saktë dhe të pranohen publikisht si të tillë. Kurti: Ambasadat e Shqipërisë për Kosovën
Në vizitat e mëparshme Albin Kurti e ka vizituar Tiranën si lider i Vetëvendosjes. Ndërsa mesditën e së Premtes për herë të parë ai është takuar me presidentin Bamir Topi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, si kryetar i komisionit të politikës së jashtme në Parlamentin e Kosovës. OKB: Shqetësim për dëshmitarët në Kosovë
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB ka shprehur shqetësimin e tij për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, pas vdekjes së Agim Zogajt, dëshmitar kyc në cështjen “Klecka”. Rexhepi: Situata në veri, po bëhet e padurueshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se çdo veprim për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët e rebeluar në veri do të bëhet në koordinim me EULEX-it dhe KFOR-in. Pirateria televizive, nis gjyqi në Prishtinë
Në gjykatën e qarkut në Prishtinë ka nisur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për 17 të arrestuarit e superaksionit të policisë së Kosovës kundër piraterisë televizive. Ndërkohë edhe gjatë ditës së enjte policia e Kosoves ka vazhduar hetimet dhe aksionet.
Lajmet kryesore
Aleanca Kuqezi themelon degën në Bruksel
“Shqiptarët kanë nevojë të respektohen”
Tiranë, nis zhbllokimi i hapësirave publike
Obama, pesimist për mandatin e dytë
Sfida e Shqipërisë, t’i shpëtojë krizës greke