E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jashanica e Klinës, vatër rriqrash

Jashanica, një vendbanim në Klinë, vazhdon të jetë vatër rriqrash, ku banorët janë të prekur më së shumti nga ta. Kjo gjë po bëhet dhe më shqetësuese për banorët, ngase nga viti në vit po rritet numri i të prekurve. 250 persona janë pickuar nga rriqrat, të cilët kanë kërkuar ndihmë shëndetësore, ndërsa prej tyre 5 kanë pasur ethe hemorragjike, transmeton KTV.

Tre persona vetëm gjatë ditës së shtunë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për t’i hequr rriqrat. Pavarësisht kësaj gjendjeje të krijuar, zyrtarët shëndetësorë nuk kanë bërë spërkatjen e terreneve të rrezikuara nga rriqrat. Këtë vonesë e arsyetojnë me neglizhencën e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila çdo herë ka kthyer përgjigje negative.

Megjithatë, zyrtarët e shëndetësisë, tashmë kanë nisur përgatitjet dhe brenda javës së ardhshme do të nisin dezinsektimin, gjë që e kanë edhe obligim. Zonat më endemike ku ka më së shumti rriqra mbeten Klina, Suhareka, Rahoveci dhe Malisheva. Mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë apelojnë edhe njëherë te qytetarët që të mos provojnë t’i heqin vetë rriqrat, por të lajmërohen në qendrat shëndetësore./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›