Hulumtimi: Mësimdhënësit ofendojnë nxënësit

Nxënësit në shkolla, tashmë nuk po mësojnë vetëm atë që është elementare për të ardhmen e tyre. Ata janë bërë pjesë e pandashme edhe e ofendimeve që ua drejtojnë mësimdhënësit atyre. Një hulumtim i fundit i Institutit Pedagogjik të Kosovës, tregon se si mësimdhënësit ofendojnë nxënësit madje edhe me fjalët më banale, transmeton KTV.
“Idiot nuk je në kinema, rrugaç a e di ku gjendesh, kryemadh me ty po flas, nuk je në dasmë, trupeshk, je shumë i prapambetur në krahasim me shokët e tu”, janë vetëm disa nga ofendimet që i bëjnë mësimdhënësit në orët e mësimit.
Të shqetësuar për këtë fakt mbesin çdo herë prindërit. Ndonëse ata i arsyetojnë nganjëherë mësimdhënësit, sipas tyre ofendime të tilla asnjëherë nuk mund t’u lejohen. Ismet Potera i cili është bashkautorë i hulumtimit, “Dhuna verbale ndaj nxënësve”, ka thënë se mësimdhënësit në Kosovë, nuk kanë psikologji të duhur me fëmijët dhe pedagogjia e tyre karshi nxënësve është e nivelit më të ulët./Indeksonline/