E Diel, 1 Nëntor 2026

E ndan mamaja nga gjiri, i qepet gjinjve të lopës (FOTO)

Një vogëlush e pi qumështin direkt nga lopa që kur mamaja e tij u largua për të gjetur punë pasi një stuhi shkatërroi shtëpinë e tyre.

Gjyshërit e vogëlushit zbuluan se 18 muajshi ushqehej vetë me qumësht në këtë mënyrë që nga korriku kur prindërit e tij u larguan nga Kamboxhia për në Tajlandë.

Pasi atij iu ndalua ushqimi me gji nga mamaja, fëmija u sëmur, thotë gjyshi tij.

Më pas ai pa një viç që ushqehej nga nëna  e tij dhe nisi të bënte të njëjtën gjë. Kur gjyshi e largoi, ai nisi të qante aq shumë sa ai e la ta bënte. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se janë të shqetësuar, por fëmija nuk ka shfaqur ndonjë problem dhe shëndetin e ka të mirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›