Djali i milionerit fiton llotarinë 107 milion dollarë
Ndonjëherë perëndesha e fatit tregohet një prostitutë. Ajo shkon me atë që ka më shumë para. Brajen MekKarti, 25 vjeç, që nga lindja e ka pasur jetën për vije. Ai është djali i Robert MekKartit, shef i rrjetit të hoteleve Marriott (3500 hotele në mbarë botën). Brajen bleu pesë bileta llotarie në Virxhinia, SHBA, dhe në një prej tyre fitoi 107 milion dollarë. Sapo mësoi për këtë fat, e la punën dhe shkoi të bënte golf në Irlandë.