E Diel, 1 Nëntor 2026

"Jashtë emigrantët e papunë", ja çfarë mendojnë evropianët dhe amerikanët

Pjesa më e madhe e njerëzve në Evropën Perëndimore
janë të mendimit që emigrantët e papunë duhet të
largohen nga vendet e tyre. Evropianëve u bashkohen edhe
amerikanët, të përfshirë nga kriza e papunësisë. Kjo tregon
tendencën gjithnjë e në rritje të frikës nga humbja dhe konkurrenca
për vendet e punës. Sondazhi i FT/Harris, i publikuar
nga e përditshmja "Financial Times", tregon se mbi 2/3 e
italianëve, britanikëve, francezëve, gjermanëve, spanjollëve
dhe amerikanëve, do të mbështesin iniciativën e qeverisë
së tyre për largimin nga vendi të emigrantëve që nuk janë të
punësuar. Rezultati i sondazhit tregon se rritja e papunësisë
në këto vende do ta bëjë më problematike dhe më të mprehtë
çështjen e emigracionit në axhendën politike të evropianëve
dhe ndoshta mund të fi tojë edhe mbështetjen e partive të ekstremit
të djathtë. Shkalla e papunësisë është rritur ndjeshëm
në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në disa
vende ajo ka arritur në 14%, si për shembull në Spanjë, ndërsa
në Gjermani e Francë është në 8%. Sondazhi u komentua nga
ministri i emigracionit britanik. Sipas tij, shifrat e sondazhit
nuk përbënin ndonjë të papritur, por ishin një fakt më shumë
shqetësues për politikat e punësimit të qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›