E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev-Putin, nis „dimri i madh rus‰

Presidenti rus, Medvedev,
po përgatitet të bëjë një
spastrim në radhët e zyrtarëve
të lartë, që kanë lidhje të
ngushtë me paraardhësin e tij,
Putin. Sipas burimeve të britanikes
"Telegraph", Presidenti
po krijon një listë aleatësh të
ashtuquajtur "100 të artët", duke
treguar kështu vendosmërinë e
tij për të përcaktuar njëherë e
mirë autoritetin e postit që ka
dhe duke u distancuar gjithnjë e
më tepër nga Kryeministri Putin.
Sipas burimeve, pritet që Medvedev
të pushojë nga puna një grup
politikanësh të lartë, përfshi disa
guvernatorë rajonalë, të zgjedhur
nga vetë Putin. Më pas pritet që ai
të zëvendësojë vendet e lëna bosh
me njerëzit e listës së tij, duke i
bazuar të gjitha këto ndryshime
në pakënaqësinë gjithnjë në rritje
në Rusi për shkak të thellimit të
krizës ekonomike në vend. Sipas
një analisteje ruse, që punon
për një fondacion perëndimor,
Medvedev po përpiqet të ndërtojë
bazën e mbështetësve të tij.
100 burrat dhe gratë e përfshirë
në listë përbëjnë një shkëputje të
thellë nga Putin dhe politika e tij e
deritanishme në Kremlin. Putin,
i ardhur nga radhët e Shërbimit
Sekret, i kishte mbushur zyrat
ruse me njerëzit e tij, nga i njëjti
ambient, të cilët gjatë viteve në
pushtet të Putin-it u pasuruan e
u forcuan shumë. Ndërsa Presidenti
aktual, nga ana tjetër, vjen
nga një tjetër brez dhe nga bota
universitare, kryesisht nga ajo e
Shkollës së Ligjeve në Leningrad.
Lista e Medvedevit, "100 të artët",
është një listë me njerëz të rinj në
moshë. Të gjithë janë nën 50 vjeç
dhe kanë bindje liberale. Askush
prej tyre nuk ka qenë pjesë e
Shërbimeve Sekrete. Sipas shumë
analistëve, këto janë sinjale të
qarta të një ndryshimi drastik në
politikën e brendshme ruse dhe
në vetë administratën presidenciale.
Në fi llim të muajit mars,
Medvedev mblodhi 28 nga 100
personat e listës në Kremlin për
diskutimet fi llestare. Sipas disa
burimeve, biseda ishte e hapur,
e ndershme dhe transparente.
Lista e emergjencës doli në dritë
edhe si pasojë e krizës ekonomike
me të cilën po përballet aktualisht
Rusia, krizë që pason një
dhjetëvjeçar shumë pozitiv. Një
muaj më parë, Medvedev pushoi
4 guvernatorë, duke i zëvendësuar
ata me persona të tij të besuar.
Nëse Medvedev do të ketë sukses
në krijimin e një grupi njerëzish
të zotë e të aftë për ta nxjerrë
vendin nga kriza, atëherë do të
kemi ndryshime të mëdha edhe
në mënyrën e qeverisjes. Putin i
kaloi vitet e tij në pushtet, duke u
përpjekur që të balanconte pushtetin
e dy klaneve kundërshtuese:
të ashtuquajturit liberalë si ministri
i Financave Aleksej Kudrin
dhe të ashtuquajturit "silloviki",
zyrtarë me prejardhje ushtarake,
apo nga Shërbimet Sekrete. Për
sa i takon Medvedevit, ai shquhet
për një qëndrim të ashpër ndaj
grupimit të fundit. Veçanërisht
ai nuk është aspak miqësor me
zëvendëskryeministrin Igor
Sechin, një njeri i besuar i Putinit,
i cili hyri në politikë në
vitin 1999. Për shkak të mënyrës
se si Putin vazhdon të drejtojë
qeverinë, duke u përpjekur t‘u
lerë të gjithëve të kuptojnë se ai
vazhdon të jetë zot shtëpie, ka
ngjallur shumë pakënaqësi dhe
zërat që kërkojnë largimin po
shtohen nga dita në ditë. Sipas
një sondazhi të një gazete ruse,
vetëm 20% e zyrtarëve të lartë
rajonalë vazhdojnë ta mbështesin
Putinin. Ndërkohë, Medveden në
krijimin e listës së tij ka përfshirë
shefa të mëdhenj të industrive dhe
bankave të ndryshme. Megjithatë,
lista e Presidentit, që sipas tij do
të jetë një listë me njerëz dhe qëllime
transparente, është ende një
konfi gurim i paqartë. Gjithsesi,
një gjë është tashmë e sigurt, që
mes Putinit dhe Medvedevit sapo
ka nisur "dimri i madh rus".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›