E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mostra": Nuk jam fajtor për vrasje, vetëm për incest

Ka pranuar fajësinë e incestit,
por jo akuzat e vrasjes.
Ky ka qenë qëndrimi i
"mostrës" austriake në fillim
të gjykimit të tij, në lidhje me
akuzat për incest me të bijën, të
cilën e mbajti të fshehur në një
qilar për 24 vjet e me të cilën solli
në jetë 7 fëmijë. Duke fshehur
fytyrën nga fotografët e shumtë
që ndodheshin në seancën gjyqësore,
Josef Fritzl, 73 vjeç, u
është përgjigjur ngadalë e me zë
të ulët të gjitha pyetjeve të bëra
nga prokurorët, duke ofruar
detaje personale të historisë së
tij. Sipas prokurorëve, austriaku
rrezikon burgim të përjetshëm,
pasi akuzohet për përdhunim,
incest dhe vrasjen e një foshnjeje
që pati me të bijën. Ndërkohë, i
akuzuari ka pranuar vetëm një
pjesë të fajit, pra incestin dhe jo
vrasjen e fëmijës në vitin 1996.
Juria, e cila ka dëgjuar të gjitha
dëshmitë, kryesisht atë të vajzës,
tashmë grua, të grabitur në qilar,
pritet të marrë një vendim në
fund të javës. Ajo çka prokurorëve
u ka bërë përshtypje është mosprovimi
i keqardhjes për sa ka
ndodhur nga ana e të pandehurit,
i cili vazhdon të pohojë se ka bërë
gabim, por jo krim dhe se nuk e
ka keqtrajtuar të bijën në qilar
gjatë viteve që ajo qëndroi brenda
tij. Për avokatin mbrojtës, klienti
i tij është një qenie njerëzore. Ai
kundërshtoi edhe cilësimet që
i bëri media, duke e cilësuar
vazhdimisht si "mostra". Dënimi
i Fritzl mund të shkojë maksimalisht
nga burgim i përjetshëm, në
varësi të vendimit të urisë, në 15
vjet burg. Sipas avokatit, klienti i
tij pret të kalojë pjesën e mbetur
të jetës në burg, ose në ndonjë
institut mendor. Për sa i përket
vajzës së Fritzl dhe 6 fëmijëve
të saj, ata aktualisht jetojnë në
identitete të rreme në një vend
të panjohur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›