E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jashtë listës së PS, Isaraj: Për mua, si sot dhe nesër, zgjedhja ime është PS

Ish deputeti i Partisë Socialiste , Arben Isaraj i cili nuk u përfshi në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit  ka deklaruar se zgjedhja e tij është Partia Socialiste.

Në një mesazh në faqen e tij në Facebook, Isaraj falenderon gjithë mbështetesit dhe u shpreh mirënjohje për gjithçka që kanë bërë për të.

Miq dhe shokë, që ju mirëkuptoj sot për gjithçka, thoni dhe bëni, detyrohem tju them se : Lumturia politike është një zgjedhje; pranimi politik është një zgjedhje; inati politik është një zgjedhje; falja politike është një zgjedhje; zemërimi politik është një zgjedhje; dashuria politike është një zgjedhje; dhe vet jeta politike është një zgjedhje. Për mua si dje, sot edhe nëser, koha ime, është zgjedhja ime – Partia Socialiste. Veç, në politikë si dhe në shoqëri, lumturia është si e vërteta; nuk mund ta kesh, duhet të jesh. Për mua lidhja e vetme mes lumturisë politike dhe ndërgjegjes politike është mirënjohja. Ju jam mirënjohes shkruan Isaraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›