E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla: Prokuroria, element kyç në procesin e integrimit

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është shprehur sot se organi i akuzës do të jetë element kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke folur në aktivitetin me temë Sfidat e prokurorisë në procesit të integrimit kryeprokurori Llalla theksoi se çdo qytetar dhe çdo institucion duhet të japë kontributin e tij në procesin e integrimit.

Kryeprokurori Llalla vlerësoi edhe punën e bërë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë nga ish-prokurorët gjatë dy dekadave të fundit.

Ndërsa Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka theksuar se standardet në sistemin gjyqësor kanë përparuar me kohën. Sipas tij prokuria sot përballet me sfida më mëdha  të cilat duhet t`I bëjë ballë me profesionalizëm.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›