Jasin Kadi ne Gjykate Arabe
Deshmia e sheikut saudit Yasin Al Kadi ne nje gjykate arabe do te perdoret si prove ne procesin penal, ne gjykaten e Krimeve te Renda ndaj ish-administratorit te pronave te tij ne Shqiperi, Ham-zeh Abu Rayyan. Ne vitin 2001 Kadi, u shpall nga Shtetet e Bashkuara si person qe kishte lidhje me terrorizmin ne disa vende, perfshi edhe Shqiperine. Te ardhurat e Al- Kadi, u quajten te dyshimta dhe per kete arsye edhe personat qe bashkepunuan me te u futen ne listen e hetimit nderkombetar. Bashkepunetori i tij Rayyan, akuzohet nga drejtesia shqiptare per “fshehje te fondeve dhe pasurive te tjera”, ndaj se ciles zbatohen masat kunder financimit te terrorizmit. Leter porosia e derguar nga gjykata e krimeve te renda permban 20 pyetje,pergjigjet e se cilave do te percaktojne fatin e te pandehurit Ham-zeh Abu Rayyan i cili ndodhet ne vendin tone qe prej vitit 1994.