Sejdiu merr pjesë në ceremoninë e panairit të librit
Prishtinë-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit XI të Librit "Prishtina 2009", njoftoi sot zyra e shtypit të presidencës. Panairi hapet sot në mbrëmje me pjesëmarrjen e më shumë se 100 shtëpive botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vende të tjera, me botime të shumta, mes të cilave më se 2.000 tituj të rinj. K
ryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Nazmi Rrahmani, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e panairit, i cili do të zgjasë pesë ditë. Organizatorët e panairit tradicional të librit në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, premtojnë se edhe sivjet, si çdo vit tjetër, do të ketë ulje të çmimeve të librave me 20 për qind.