E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në grupin e tretë të vendeve të korruptuara

Prishtinë- Organizata "Transparensi Internëshënëll" (Transparency International), e cila mat nivelin e korrupsionit në vendet e ndryshme të botës, ka publikuar raportin "Barometri i Korrupsionit Global 2009". Hulumtimet janë zhvilluar në 69 vende dhe gjetjet kryesore dëshmojnë se partitë politike, shërbimi civil, parlamenti dhe drejtësia mbeten sektorët më të korruptuar.

Vendet më të korruptuara, sipas raportit, janë Armenia, Azerbajxhani, Kamboxha, Kameruni, Iraku, Liberia, Siera Leone dhe Uganda. Kosova është radhitur në grupin e tretë të vendeve të ndikuara nga korrupsioni, duke fituar notën 3.4. Nota 5 tregon nivelin më ekstrem të korrupsionit. Sektori më i korruptuar në Kosovë raportohet të jetë ai i drejtësisë dhe ai i partive politike. Raporti është realizuar në periudhën tetor 2008 - shkurt 2009. (qik/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›