E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaupllari Keqmenaxhim i barnave spitalore


Urdhri i Farmacistëve shprehu të mërkurën shqetësimin për mungesën e profesionalizmit në shërbimin farmaceutik spitalor.

Kreu i Urdhërit të Farmacistëve Arben Jaupllari deklaron se në të gjithë vendin janë vetëm 5 farmacistë të licensuar dhe se në këtë shërbim janë punësuar mjekë.

"Skandali me barnat në Qendrën Spitalore Universitare tregoi keqmenaxhimin e barnave spitalore. Farmacistja e
kapur duke vjedhur barnat nuk kishte licensë", tha Jaupllari.

Vjedhja në QSUT, burg pa afat dy personave

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë për personat e arrestuar të premten në QSUT, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv.

Gjykata vendosi burg pa afat për mjekun onkolog Nikollë Kolecin dhe bashkëpunëtorin e tij Andonaq Zilin, ndërsa në arrest shtëpie la farmacisten Jetmira Koleci, bashkëshorten e mjekut.

Operacioni i Task Force dhe Sektorit te Krimit Ekonomik në Tiranë, prej disa javësh vuri në përgjim mjekun onkolog, Nikollë Koleci dhe bashkëshorten e tij,Jetmira Koleci, te cilet duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin vidhnin medikamentet e spitalit dhe i dergonin ne farmacite afer Qendres Spitalore Universitare. Ne keto farmaci ata detyronin pacientet qe te blinin medikamentet qe ne fakt duhet t'i merrnin falas.

Gjate konferences se tij per fundjavën e kaluar, drejtori i Policise se Tiranes, Sajmir Muca tha se, ilacet u kapën ne bagazhin e nje makine, pasi kishte pergjuar me pare aktivitetin e ciftit. Vlera vetem e nje dergese medikamentesh te vjedhur brenda nje dite ne farmacine e spitalit Onkologjik ishte 80 mije leke. Por ne total, sipas Drejtorit i Qendres se Kontrollit te Barnave shuma mund te jete mbi 3 milion leke. Sipas tij, barnat ishin lehtesisht te dallueshme, pasi kane dy etiketa, njera prej te cilave eshte vetem per Sherbimin Spitalor dhe tjetra nuk lejohet te shitet.

Drejtori i Qendres Spitalore 'Nene Tereza', Saimir Ivziku ka paralajmeruar arrestime te tjera."Persona të tjera që do të vënë dorë mbi medikamentet e spitalit nga ne do të përballen me ashpërsinë tone, duke nisur me pezullime dhe pushime nga puna, deri në ndjekje penale", tha Ivziku.

Policia gjeti ne garazhin e ciftit te arrrestuar sasi te konsiderueshme medikamentesh, qe ruheshin ne kushte jo të pershtatshme.

 

Sondazh

Nese ju apo nje anetar i familjes suaj eshte kuruar ne spitalin publik, ilacet i keni siguruar nga:

Farmacia e spitalit (falas)

Farmacite private


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_387'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(387); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja “Ndryshime në shërbimin civil”
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka kërkuar ndryshime në ligjin për shërbimin civil. Peshkopia ende pa ujë
Cdo perpjekje për të siguruar ujin e pijshëm në qytetin e Peshkopise ka dështuar dhe kjo është pranuar prej kryebashkiakut Ilir Krosi.
Bulqizë, një minator braktis grevën
Një nga minatorët grevistë në Bulqizë është detyruar të braktisë grevën e urisë.
Arrëza, aty ku lulëzon masakra mjedisore
Zona të tëra në të gjithë Shqipërinë po zhvishen nga pyjet, në një masakër mjedisore që nuk sheh të ndalur. Në 7 tetor, largimi i varrezave të makinave
Pas datës 7 tetor Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes do të nisin punën për largimin e të gjitha subjekteve që merren me grumbullimin e makinave të vjetra që ndodhen pranë rrugëve nacionale.

Lajmet kryesore

OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wolfarth: Është koha për dokument konsensual
KLSH: Borxhi tatimor arrin 700 milionë USD
Përleshje në veri të Mitrovicës
Gjyq vetëm me gazetarët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›