Dramatike për Realin e Madridit, Dortmund në finale të Championsit
Historike për Borusian e Dortmundit dhe dramatike për Realin e Madridit. Gjermanët e Dortmundit arrijnë për herë të dytë në finalen e Ligës së Kampioneve dhe tashmë kërkojnë që për herë të dytë ta fitojnë atë.
Janë dashur plot 83 minuta lojë që Reali i Madridit të futej në shpresat e kualifikimit, kur goli i Benzemasë jep sinjalin e parë. Më pas Ramos do të hapte kualifikimin për në finale, por miqtë minutat e fundit i kanë administruar mjaft mirë, duke mos lënë gol të tretë.
Nuk përmbyset dot 4-1 i ndeshjes së parë dhe për pasojë, Dortmundi kalon në finalen e Uemblit, teksa do të presë kundërshtarin mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut.
(m.a/Eduart Ilnica/BalkanWeb)