E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 1/ Teuta “çngjyros” blutë e Faruk Sejdinit

Teuta ka mundur të fitojë 3-1 ndeshjen e parë të sezonit me Dinamon, ku dyshja e sulmit durrsak Daniel Xhafaj-Bledar Mancaku dhanë sinjalin e parë se ekipi i Sulejman Starovës, është një nga protagonistët e sezonit 2006-2007.
Para fillimit të takimit edhe një ndarje simbolike nga ana e futbollistit veteran të viteve 60-70, Gani Xhafa, që ka luajtur për Dinamon dhe ka zhvillur 5 ndeshje me ekipin kombëtar.
Sulmuesi vlonjat Daniel Xhafaj, lojtari që ka luajtur për ngjyrat e dy ekipeve ndëshkoi Dinamon në minutën e 21. Ish-sulmuesi i Ksamaksit sezonin e kaluar realizoi rikthimin më të bukur me ekipin e Sulejman Starovës.
Dinamo pësoi një shok piskologjik, pas pësimit të golit, ndërsa mbrojtja durrsake me Duro, Tetovën, Kapaj dhe Vrapin ka qenë e pakalueshme. Në minutën e 40-të, do të jetë sërish Daniel Xhafaj që pasi mori një "dhuratë' nga afikani i Dinamos, Diop, nuk fali duke ndëshkuar për herë të dytë Dinamon, në një nga ditët më të errëta të saj.
Ngritja takash nga Kapaj kundër ukrainasit Sergei Romanishin, dhe gjyqtari Bardhyl Pashaj, akordoi penalltinë ( e dyshimtë), që u shndërrua në gol nga Julian Ahmataj i Dinamos. Blutë ishin më agresivë në pjesën e dytë, kur formacioni i Sejdinit ishte vazhdimisht në kërkim të golit të barazimit, por Starova kishte ndërtuar një perde të hekurt të mbrojtjes. Kur pritej goli i barazimit 2-2, ishte Teuta që ndëshkon sërish me anë të sulmuesit Bledar Mancakut.
Dash Frashëri
---------
Dinamo 1
Teuta 3
Shënues: Ahmataj 54' (11-m)/ D.Xhafa 20', 41', Mancaku 67'
Kartonë të verdhë: Alikaj, Ahmataj/ Mancaku
Gjyqtarë: B.Pashaj, A.Mali, A.Guce
Vëzhgues: M.Shkëmbi (Shkodër)
Dinamo: Lika, Kastel, Diob (Romanishin 46'), E.Xhafa, Alikaj, Ahmataj, Deliallisi, Vincetic, Asllani (Ishka 46'), Qorri, Gudjabi (Poci 70'). Trajner: F.Sejdini
Teuta: Kapllani, Vrapi, Duro, Tetova, Kapaj, Idrizovic, Devolli, Buna, Bespalla (Gjondeda 87'), D.Xhafa (Kuli 70'), Mancaku (Kote 77'). Trajner: S.Starova
-----------
Bilanci i azhurnuar
Bilanci ndermjet tyre: 117 ndeshje, 56 fitore Dinamo ( e fundit 18.03.2006 2-0), 37 barazime ( i fundit 01.05.2004 2-2), 24 fitore Teuta ( e fundit 26.08.2006 3-1), gol. 178-96

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›