Java 14, Teuta - Dinamo 1-3Dinamo konfirmoi plotësisht se nuk mund të ndalet para askujt në këktim të titullit të 18-të në historinë e saj

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Dinamo me marsh “trepikësh”. E paththyeshme. Në shtëpi dhe në transfertë. Pa mëshirë ndaj askujt. Një Dinamo rekordesh. 12 fitore në 14 ndeshje. Askush më mirë se ajo të paktën në 30 sezonet e fundit të Kategorisë Superiore, dikur Kategoria e Parë.
Dinamo shkatërroi 3-1 Teutën në “Niko Dovana”, teksa trajneri i Kombëtares, kroati Josip Kuzhe, ka shijuar magjinë e Elis Bakajt, autorit të një goli dhe të një asisti, e pjesë e një goli tjetër.
Dinamo konfirmoi plotësisht se nuk mund të ndalet para askujt në këktim të titullit të 18-të në historinë e saj, e që do të përkojë me 60-vjetorin e themelimit të klubit blu
Bekim Kuli shënoi për Dinamon në minutën e 9-të pas një harkim mjeshtëror i Elis Bakajt nga goditja e këndit. Goli i dytë sezonal për kavajasin. Rafael Soza dyfishoi shifrat në minutën e 25-të, goli i katërt sezonal për argjentinasin, një blerje shumë cilësore e presidentit të Dinamos, Besnik Sulaj.
Vangjel Mile shkurtoi difencën për Teutën nga pika e bardhë në minutën e 35-të, sa për të bërë më tërheqëse ndeshjen, pasi Elis Bakaj me golin e tij të minutës së 65-të mbylli historinë e mëtejshme të kryesfidës së javës së 14-të.
Dinamo, që kishte fituar edhe ndeshjen e fazës së parë kundër Teutës (1-0) në kryeqytet u ngjit në kuotën e 38 pikëve (nga 42 të mundshmet), duke krijaur sërish një distancë prej +13 pikësh me Besën e vendit të dytë, por kavajasit kanë një ndeshje më pak (luajnë të dielën në Laç).
Kjo ishte fitorja e 54-t e Dinamos në 117 ndeshje me Teutën, që nga ana e saj ka siguruar 24 fitore (39 ndeshje janë mbyllur në barazim.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 14
12.12.2009
Shkumbini-Apolonia 3-0
Ilirjan Caushaj 6’ (p), Roland Dervishi 60’, Ilirjan Caushaj 62’
Tirana-Gramozi 1-1
Devis Mukaj 11’ (p)/ Marcos Dos Santos 52’ (p)
Teuta-Dinamo 1-3
Vangjel Mile 35’ (p)/ Bekim Kuli 9’, Rafael Soza 25’, Elis Bakaj 65’
13.12.2009
13:00 Flamurtari-Skënderbeu
13:00 Laçi-Besa
13:00 Vllaznia-Kastrioti
Numri i klikimeve - 916
E Shtune, 12 Dhjetor 2009