E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia kërkon zgjatjen e kontratës me Beqirin

Vllaznia synon përtëritjen e kontratës së mbrojtësit të Kombëtares, Elvin Beqiri. Kontrata aktuale e ish-futbollistit të Metalurg Donjeck në kampionatin ukrainas skadon në janar 2009. 28-vjecari është një lider i padiskutueshëm te kryesuesit e kampionatit.

Në fokusin e Vllaznisë mbetet edhe Nevil Dede, i porsa rikthyer nga Kina. Shkodranët duan edhe Hamdi Salihin, por kartoni i tij, sic e pohon edhe sulmuesi i SV Ried në Austri dhe i Kombëtares, kushton 700 mijë euro përpara përfundimit të kontratës në qershor të vitit 2009.

Vllaznia do të përballet në javën e 16-të në Ballsh me Bylisin e drejtuar nga shkodrani  Hysen Dedja. Në takimin e parë të luajtur në “Loro Borici”,  pikërisht në debutimin e Dedjes në bankinën ballshiote, Vllaznia fitoi 1-0.


E Premte, 19 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›